UBT News

Rusia thotë se mbi 60 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu tha se Ukraina ka humbur mbi 66 mijë ushtarë dhe mbi 7 mijë armë që nga fillimi i kundërofensivës, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

“Që nga fillimi i të ashtuquajturës ofensivë, armiku humbi diku 66 mijë trupa dhe 7 mijë e 600 armë”, deklaroi ai mes tjerash.

Ai shtoi se ekuipazhet luftarake ruse kanë rrëzuar 159 raketa HIMARS brenda një muaji, më shumë se 1 mijë drone ajrore dhe 13 raketa lundrimi.

“Duke u përpjekur për të fshehur dështimin e ofensivës, militantët ukrainas sulmojnë objektivat civile dhe i kalojnë këto sulme terroriste si fitore ushtarake”, tha Shoigu./UBTNews/

Exit mobile version