UBT News

Rusia thotë se katër persona janë vrarë si pasojë e granatimeve ukrainase në Donetsk

Katër persona janë vrarë dhe 19 të tjerë janë lënduar si pasojë e granatimeve urkainase në Donetsk të martën, thuhet në një deklaratë të zyrtarëve të mbështetur nga Rusia në këtë qytet.

Nuk u dhanë informacione të tjera mbi numrin e viktimave nga Qendra e Përbashkët Ruse për Kontrollin dhe Koordinimin në Donetsk dhe CNN nuk mundi t’i verifikojë këto deklarata.

Autoritetet pro-ruse në qytetin lindor të Ukrainës raportuan ditën e tretë të granatimeve nga forcat e Kievit të martën./UBTNews/

Exit mobile version