Ministria ruse e mbrojtjes thotë se forcat e saj nisën sulme me raketa ndaj një depoje municioni në Lviv ku po mbaheshin armët që vendet anëtare të NATO-s i kanë dhuruar Ukrainës. Sipas ministrisë, forcat ruse më pas e shkatërruan atë.
Ministria tha se një pjesë e municioneve do të përdoreshin për obuset M777 të prodhuara në SHBA, një lloj arme artilerie.
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm ndaj pretendimeve të ministrisë nga Kievi apo ndonjë shtet anëtar i NATO-s. Mediat ende nuk e kanë verifikuar në mënyrë të pavarur këtë raport./UBTNews/