Ministria ruse e mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë qëlluar me raketa dërgesat e armëve nga aleatët perëndimorë të Kievit – përfshirë Shtetet e Bashkuara – në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv, duke shkatërruar ngarkesat.
Pretendimi erdhi pasi guvernatori i Lvivit tha se forcat ruse kishin goditur sërish një objekt të madh ushtarak në rajon.
Pretendimet e dy palëve ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga mediat./UBTNews/