UBT News

Rusia thotë se ka rrëzuar shtatë raketa ukrainase mbi rajonin e Kurskut

Shtatë raketa ukrainase dhe shtatë dronë u shkatërruan gjatë natës mbi rajonin Kursk, tha të hënën guvernatori i atij rajoni rus në kufi me Ukrainën, transmeton Hina.

Luftëtarët tanë të mbrojtjes ajrore zmbrapsën një sulm nga forcat e armatosura ukrainase mbrëmë,” shkroi guvernatori rajonal i Kursk, Alexei Smirnov në kanalin e tij Telegram.

Ai nuk dha detaje të tjera.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në një raport të mëngjesit se gjithsej 23 dronë ukrainas u shkatërruan mbi territorin rus.

Ministria nuk përmendi raketat në deklaratën e saj.

Sulm masiv me raketa

Analisti ushtarak pro-rus Roman Alyokhin tha në Telegram se Kursk iu nënshtrua një sulmi masiv nga raketat e prodhimit të huaj gjatë natës.

Ishte shumë zhurmë dhe kishte shumë (raketa)”, tha ai. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet.

Gjithashtu thuhet se nuk është e qartë se çfarë lloj arme është përdorur nga Ukraina dhe se nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina.

Exit mobile version