Shërbimi rus i sigurisë, FSB tha të mërkurën se ka “eliminuar” një grup prej katër “diversantëve” ukrainas që u përpoqën të kalonin në Rusi nga veriu i Ukrainës, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
“FSB-ja e Federatës Ruse dhe forcat e ministrisë së mbrojtjes në rrethin kufitar Starodubsky në rajonin Bryansk parandaluan një përpjekje për të depërtuar në territorin e Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e FSB-së. “Katër sabotatorë u eliminuan”./UBTNews/