Ushtria ruse njoftoi të martën se ka avancuar në një seksion të kufizuar të frontit në rajonin verilindor në Kharkiv të Ukrainës, pranë qytetit të Kupyanskut, pas “operacioneve të suksesshme sulmuese”.
“Në frontin Kupyansk, njësitë e grupit perëndimor të trupave vazhdojnë operacionet e suksesshme sulmuese”, njoftoi ministria e mbrojtjes përmes një deklarate, duke shtuar se: “Përparimi i përgjithshëm është deri në dy kilometra përgjatë frontit dhe deri në një kilometër e gjysmë në thellësi”./UBTNews/