UBT News

Rusia thotë se i ka rrëzuar tre aeroplanë të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka rrëzuar tre aeroplanë lufte të Ukrainës në rajonin Mykolaiv në jug të Ukrainës këtë mëngjes.

Sipas raportimeve, të cituara nga Agjencia e Lajmeve TASS, pohojnë se forcat ruse shkatërruan një sistem anti-ajror Gepard të furnizuar nga Gjermania në atë zonë.

Në konferencën e saj të përditshme, Ministria e Mbrojtjes shtoi se ka rrëzuar edhe shtatë raketa HIMARS në Kherson./UBTNews/

Exit mobile version