UBT News

Rusia thotë se do të përqendrojë përpjekjet e luftës në Donbas

Ministria ruse e mbrojtjes tha sot se faza e parë e “operacionit ushtarak” në Ukrainë ishte kryesisht e përfunduar dhe se do të fokusohej në “çlirimin” e plotë të rajonit Donbas të Ukrainës lindore.

Njoftimi dukej se tregonte se Rusia mund të kalojë në qëllime më të kufizuara pasi u përball me rezistencën e ashpër të Ukrainës në muajin e parë të luftës.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan ministrinë e mbrojtjes të thoshte se separatistët e mbështetur nga Rusia tani kontrollojnë 93 për qind të rajonit të Luhanskut të Ukrainës dhe 54 për qind e rajonit të Donetskut – dy zonat që së bashku përbëjnë Donbasin./UBTNews/

Exit mobile version