Rusia shpalli armëpushim duke filluar nga mëngjesi i së hënës, duke hapur korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga Kievi, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy, thonë nga stafi ndërinstitucional rus i reagimit humanitar në Ukrainë.
“Duke marrë parasysh situatën katastrofike humanitare dhe përkeqësimin e saj të rëndë në qytetet Kiev, Kharkiv, Sumy dhe Mariupol, si dhe me kërkesën personale të presidentit francez Emmanuel Macron drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, Forcat e Armatosura Ruse po shpallin një armëpushim dhe hapje në korridoret humanitare për arsye humanizmi duke filluar nga ora 10:00 e datës 7 mars 2022”, tha stafi.
Zyrtarët ukrainas në Mariupol thanë se Rusia theu premtimin për armëpushimet e planifikuara për të shtunën dhe të dielën./UBTNews/