Moska njofton se 80% e banorëve në rajonin ukrainas të Luhanskut janë pajisur me pasaporta ruse, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.
Separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar pjesë të rajoneve juglindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, të njohura kolektivisht si Donbas, për nëntë vjet.
“Punonjësit e Departamentit të Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Republikën Popullore të Luhanskut kanë lëshuar më shumë se 900,000 pasaporta për qytetarët e Federatës Ruse që nga viti 2019 (që nga fillimi i vitit – më shumë se 542,000), që është rreth 80 për qind e numri i përgjithshëm i personave që i nënshtrohen pasaportizimit”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, Irina Volk./UBTNews/