Ministria e Jashtme ruse thotë se si pasojë e sulmit të saj, në stacionin e trenit në Chaplyne u vranë më shumë se 200 ushtarë rezervë “në rrugën e tyre për në zonën e luftimit”.
Sipas Ministrisë, sulmi u realizua me një raketë Iskander dhe se treni po transportonte gjithashtu armë në vijën e frontit.
Ukraina nuk e ka komentuar rastin, por ka konfirmuar se janë 25 viktima, në mesin e tyre edhe dy fëmijë./UBTNews/