UBT News

Rusia synon të ndajë Ukrainën në dysh, thotë inteligjenca ushtarake ukrainase

Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska pasi nuk arriti të marrë nën kontroll të gjithë vendin, tha kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Kyrylo Budanov tha në një deklaratë se Rusia po kërkon të “krijojë Korenë e Veriut dhe Jugut në Ukrainë”, duke shtuar se vendi i tij së shpejti do të nisë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia./UBTNews/

Exit mobile version