Rusia ka sulmuar me raketa dhe dronë infrastrukturën e portit të Odesës në jug të Ukrainës. Ushtria ukrainase bëri me dije se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar tre nga pesë raketat si dhe 14 nga 20 dronët e lëshuar nga Rusia.
Themelimi i të ashtuquajturit legjioni ukrainas vjen pas dy vitesh luftimesh intensive, ku është shënuar një numër I lartë viktimash mes ushtarëve ukrainas çka ka çuar në gjetjen e mënyrave për përballimin e fuqisë ruse që po avancon.
Krijimi i kësaj njësie të re është pjesë e një marrëveshjeje sigurie që u nënshkrua në fillim të kësaj jave nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe kryeministri polak Donald Tusk.
“I bëjmë thirrje të gjithë ukrainasve që jetojnë në Europë t’i bashkohen legjionit ukrainas. Kontributi juaj është i paçmuar në luftën tonë për liri dhe pavarësi”, u shpreh ministri i mbrojtjes Rustem Umerov në rrjetet sociale. Iniciativa synon rekrutimin e vullnetarëve ukrainas që jetojnë në Europë, veçanërisht në Poloni dhe gjermani. Vetëm në Poloni besohet se jetojnë rreth 300 mijë burra ukrainas në moshë lufte./UBTNews/