Ministria ruse e mbrojtjes thotë se forcat ruse të raketave dhe artilerisë kanë goditur 1260 objektiva në Ukrainë gjatë natës.
Forcat anti-ajrore ruse kanë rrëzuar gjithashtu një avion ukrainas MiG-29 në rajonin e Donetskut, tha ministria.
Ministria ruse e mbrojtjes tha poashtu se forcat e saj kryen dhjetëra sulme ajrore në Ukrainën lindore, duke përfshirë sulme me raketa që goditën 13 pozicione në pjesë të Donbasit.
Ministria tha se sulme të tjera ajrore kishin goditur “60 asete ushtarake të Ukrainës”, duke përfshirë në qytete afër vijës së frontit lindor./UBTNews/