UBT News

Rusia shton Meta-n në listën e organizatave ekstremiste

Ministria ruse e Drejtësisë ka shtuar Meta-n – kompaninë mëmë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp – në regjistrin e saj të organizatave “ekstremiste”, sipas faqes së internetit të ministrisë.

Lista tani përfshin mbi 100 kompani dhe organizata, përfshirë “kompaninë mbajtëse shumëkombëshe amerikane Meta Platforms Inc. që shet produktet e mëposhtme: rrjetet sociale Facebook dhe Instagram”, thuhet aty mes tjerash.

Rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor bllokoi aksesin në Facebook dhe Instagram në mars pasi Gjykata e Qarkut Tverskoy në Moskë e shpalli Meta-n fajtor për “veprimtari ekstremiste”. Vendimi i gjykatës nuk përfshinte aplikacionin WhatsApp.

Në përgjigje, presidenti i Meta-s për çështjet globale, Nick Clegg, tha në atë kohë se kompania po bënte “çdo gjë që mundemi për të rivendosur shërbimet tona”, por se “miliona rusë të zakonshëm” së shpejti “do ta gjejnë veten të shkëputur nga informacioni i besueshëm”./UBTNews/

Exit mobile version