UBT News

Rusia: Shtetet e NATO-s janë pjesë e konfliktit në Ukrainë

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, pretendon se NATO është palë në luftën në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Patrushev, ish-kreu i FSB-së, që është në këtë post që nga viti 2008, njihet si mik i afërt i presidentit Vladimir Putin.

Gazeta qeveritare Rossiyskaya Gazeta citoi Patrushevin të ketë thënë: “Në fakt, vendet e NATO-s janë palë në konflikt. Ato e bënë Ukrainën një kamp të madh ushtarak”.

Ai e ka akuzuar edhe më parë Perëndimin për komplote të shumta, sikurse “krijimi i një perandorie gënjetrash, me qëllim poshtërimin dhe shkatërrimin e Rusisë”./UBTNews/

Exit mobile version