Zvezda News ka publikuar pamjet e para të të burgosurve që u kthyen në Rusi pas një shkëmbimi të 300 ushtarëve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Aty shkruhej: “Sonte, 55 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe LDNR u kthyen nga territori i Ukrainës i kontrolluar nga regjimi i Kievit, të cilët ishin në rrezik vdekjeprurës në robëri”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se në total 215 ukrainas të burgosur ishin liruar, 188 prej tyre ishin kapur në qytetin e Mariupolit./UBTNews/