UBT News

Rusia shkatërron një rafineri të madhe nafte në Ukrainë

Ushtria ruse ka sulmuar një rafineri të madhe nafte në Ukrainë, pas një serë sulmesh në mëngjesin e së shtunës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, i cili tha se rafineria që gjendej në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, u godit me armë të precizonit të lartë ajror dhe me bazë deti, rafineri kjo që sipas Konashenkos shërbente për furnizimin e trupave ukrainase me derivate në rajonet lindore dhe qendrore t vendit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë sulm, kryetari i rajonit ukrainas të Poltavas ku ndodhej rafineria, tha se sulmi u krye nga tre avionë rusë në mëngjes, teksa shtoi se nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë sulm.

Kujtojmë se sulmi në rafinerinë e naftës vjen një ditë pasi Kremlini akuzoi Kievin për sulm me helikopter ndaj një depoje karburanti civil brenda territorit rus.

Exit mobile version