UBT News

Rusia shënjestron objektet e prodhimit të gazit ukrainas

Sulmet e reja raketore ruse shënjestruan objektet e prodhimit të gazit dhe një fabrikë raketash të enjten, citohet të ketë thënë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

“Raketat po fluturojnë tani mbi Kiev. Ato po bombardojnë prodhimin (objektet tona) të gazit, po bombardojnë ndërmarrjet tona në Dnipro dhe Yuzhmash (fabrika e raketave)”, citohet të ketë thënë ai në një konferencë.

Lajmi erdhi pas raportimeve se qyteti jugor i Odesas u godit nga raketat mëngjesin e sotëm./UBTNews/

Exit mobile version