UBT News

Rusia sanksionon qindra deputetë britanikë

Ministria e Jashtme ruse tha se po sanksionon 287 deputetë të Britanisë së Madhe. Kjo do të thotë se rreth 213 politikanëve konservatorë dhe 74 laburistëve do t’iu ndalohet hyrja në Rusi.

Ministria thotë se mund të ketë “kundërmasa hakmarrëse” të mëtejshme – pasi Mbretëria e Bashkuar sanksionoi 386 parlamentarë rusë në muajin mars.

Sekretari Britanik i Mjedisit, George Eustice, ministri i Brexit-it, Jacob Rees-Mogg dhe ligjvënësit konservatorë Jeremy Hunt dhe Steve Baker janë ndër figurat më të spikatura politike britanike që shfaqen në listën e Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version