Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka nënshkruar një dekret për zbatimin e “masave të veçanta ekonomike” ndaj 74 kompanive që merren me prodhimin e armëve.
Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, lista përfshinte 74 organizata nga Bullgaria, Britania e Madhe, Gjermania, Kanadaja, Lituania, Sllovakia, Polonia, Republika Çeke, Mali i Zi, Estonia dhe SHBA.
“Transaksionet në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik janë të ndaluara me kompani nga kjo listë”, thuhet në deklaratë./UBTNews/