Rusia të mërkurën vendosi sanksione ndaj 63 zyrtarëve të lartë japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida. Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme ruse kritikoi politikën e ndjekur nga kabineti i kryeministrit Kishida kundër Rusisë.
“Administrata e Fumio Kishida ka nisur një fushatë të paprecedentë anti-ruse, duke lejuar retorikë të papranueshme kundër Federatës Ruse, duke përfshirë shpifje dhe kërcënime të drejtpërdrejta. Kjo jehonë nga personazhe publike, ekspertë dhe përfaqësues të mediave japoneze, të cilët janë plotësisht të angazhuar në qëndrimet e Perëndimit ndaj vendit tonë. Në përputhje me këtë kurs, Tokio po ndërmerr hapa praktikë që synojnë çmontimin e lidhjeve të fqinjësisë së mirë, duke dëmtuar ekonominë ruse dhe prestigjin ndërkombëtar të vendit tonë”, thuhet në deklaratë.
Sipas ministrisë, ‘duke marrë parasysh politikën jomiqësore dhe sanksionet personale kundër qytetarëve rusë, përfshirë zyrtarët e lartë, u vendos që të ndalohen përfundimisht 63 shtetas japonezë përfshirë kryeministrin në detyrë’./UBTNews/