Rusia ka sanksionuar edhe 61 zyrtarë amerikanë dhe drejtues kryesorë të mbrojtjes dhe mediave, duke ua ndaluar hyrjen në vend, konfirmoi Ministria e Jashtme e Rusisë të hënën.
Lista përfshin krerët e firmave kryesore të mbrojtjes, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit.
Në mesin e zyrtarëve të sanksionuar janë edhe Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, Përfaqësuesja e Tregtisë, Katherine Tai dhe Shefin e Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve, James O’Brien. Kjo listë përfshin shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë dhe CEO./UBTNews/