Rusia sanksionoi edhe 43 qytetarë kanadezë të hënën, duke ua ndaluar hyrjen në vend si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës.
Lista që u publikua nga Ministria e Jashtme, përfshinte kryetaren e Partisë Liberale qeverisëse të Kanadasë, Suzanne Cowan, dhe ish-guvernatorin e Bankës së Anglisë dhe Bankës së Kanadasë, Mark Carney.
Edhe në prill, Moska sanksionoi 61 zyrtarë dhe gazetarë kanadezë. Moska ka ndaluar gjithashtu edhe dhjetëra politikanë të tjerë perëndimorë, gazetarë, të famshëm dhe biznesmenë të hyjnë në Rusi./UBTNews/