Forcat ruse rrëzuan tri raketa mbi rajonin kufitar jugor të Belgorodit të martën mbrëma.
“Tri raketa u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore mbi Belgorod dhe rrethin Belgorodsky. Mbeturinat goditën sektorin e banimit në Belgorod. Ka dëme”, shkroi guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov në Telegram.
Kryetari i Belgorodit, Valentin Demidov tha se nëntë shtëpi dhe katër ndërtesa janë shkatërruar./UBTNews/