Gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës në rajonin Kaluga, në jugperëndim të Moskës, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
“Mbrëmë, një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me mjete ajrore pa pilot u dështoi mbi territorin e rajonit të Kaluga”, njoftoi ministria në një deklaratë në Telegram.
Nuk raportohet për viktima apo dëme./UBTNews/