Rusia po rrezikon të bëhet “koloni ekonomike e Kinës”, pasi izolimi i saj nga Perëndimi po thellohet pas pushtimit të Ukrainës, njoftoi të martën drejtori i CIA-s, William Burns.
“Rusia po bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga Kina dhe në disa aspekte, rrezikon të bëhet një koloni ekonomike e Kinës me kalimin e kohës, e varur nga eksporti i burimeve të energjisë dhe lëndëve të para”, tha Burns në një ngjarje në Universitetin Rice në Houston./UBTNews/