Ministria e Jashtme e Rusisë ka refuzuar sot një kërkesë nga ambasada amerikane për të vizituar gazetarin e arrestuar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich muajin e ardhshëm.
Ministria tha se masa u mor në përgjigje të dështimit të Uashingtonit për të dhënë viza për një grup gazetarësh rusë.
Ajo tha se kishte thirrur një diplomat të lartë amerikan për të dorëzuar një notë zyrtare proteste kundër një vendimi të SHBA-së për të mos dhënë viza për gazetarët rusë që synonin të shoqëronin ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Kombet e Bashkuara në Nju Jork këtë javë.
SHBA kishte dërguar fillimisht një kërkesë për të takuar z. Gershkovich më 11 maj./UBTNews/