UBT News

Rusia refuzon izolimin kombëtar pavarësisht rekordit ditor të rasteve të reja

Autoritetet ruse thonë se nuk do të ketë izolim kombëtar ashtu sikurse në fillim të pandemisë, pavarësisht se u regjistruan 25 mijë e 173 raste të reja me COVID-19.

Kremlini thotë se do t’ju lejohet autoriteteve regjionale të vendosin se çfarë masash do t’i marrin për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Rusi janë raportuar 361 raste të vdekjes gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 36 mijë e 540./UBTNews

Exit mobile version