Rusia tha se furnizimi i Ukrainës me sistemet raketore Patriot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u paralajmëruan gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Uashington, nuk do të kontribuojnë në zgjidhjen e konfliktit ose nuk do ta pengojnë Rusinë në përmbushjen e qëllimeve të saj.
Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha për dërgesën e Patriotit: “Kjo nuk është e favorshme për një zgjidhje të shpejtë, përkundrazi. Dhe kjo nuk mund ta pengojë Federatën Ruse të arrijë qëllimet e saj gjatë operacionit ushtarak special”.
ShBA do t’i ofrojë Ukrainës 1,85 miliard dollarë ndihmë ushtarake shtesë, përfshirë edhe transferimin e parë të një sistemi të mbrojtjes ajrore “Patriot”./UBTNews/