Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të preket personalisht nga sanksionet, tha zëdhënësi i tij të mërkurën, një ditë pasi presidenti Joe Biden sugjeroi se dënime të tilla kundër Putinit ishin një mundësi në mes të përshkallëzimit ushtarak rus në kufirin me Ukrainën.
Sekretari personal i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të mërkurën se sanksionet individuale kundër Putinit nuk do të ishin “të dhimbshme” për presidentin rus, por do të ishin “politikisht shkatërruese” për vendet që vendosin ndëshkime të tilla, sipas Reuters dhe Agjencisë së Lajmeve AFP.
Komentet e Peskov ishin përgjigje ndaj Bidenit, i cili sugjeroi sanksione personale për Putinin të martën nëse Rusia pushton Ukrainën//UBTNews/