Rusia ka propozuar bllokimin e WhatsApp si pjesë e një operacioni më të gjerë për të kontrolluar hapësirën e informacionit rreth konfliktit, sipas analistëve ushtarakë.
Kompania mëmë e WhatsApp, Meta, njoftoi të mërkurën se po lansonte kanalet WhatsApp – një funksion i ngjashëm me Telegramin – në 150 vende.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se Rusia “ka gjasa” të përfshihet.
Moska e ka shtuar më parë Meta-n në listën e “ekstremistëve” dhe ka ndaluar Facebook dhe Instagram në Rusi.
Tani, ISW thotë se zyrtarët rusë kanë propozuar bllokimin e WhatsApp nëse lëshon kanale në gjuhën ruse./UBTNews/