Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar pret që Rusia të marrë kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore brenda dy javëve të ardhshme, sipas vlerësimit të saj të fundit të inteligjencës.
Në raport, ministria tha se pas dështimit për të marrë Kievin, Moska ka ndryshuar strategjinë e saj në Ukrainë për t’u fokusuar në Donbas.
Dy pjesë të Donbasit janë mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Ato janë bërë të njohura si Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donetskut dhe përbëjnë afërsisht një të tretën e sipërfaqes totale të Donbasit.
Qeveria ukrainase në Kiev pohon se të dy rajonet janë, në fakt, të pushtuara përkohësisht nga Rusia.
Vlerësimi britanik thoshte: “Rusia tani po arrin sukses taktik në Donbas. Forcat ruse kanë gjeneruar dhe ruajtur vrullin dhe aktualisht duket se mbajnë iniciativën mbi opozitën ukrainase”.
Vlerësimi shtoi:
“Rusia kontrollon mbi 90% të rajonit të Luhanskut dhe ka të ngjarë të mbërrijë kontrollin [e plotë] në dy javët e ardhshme. Rusia i ka arritur këto suksese taktike të fundit me kosto të konsiderueshme burimesh”.
Por raporti thoshte se Rusia nuk po arrin të fitojë vrull në fusha të tjera./UBTNews/