Moska sot pasdite pretendoi se ka shkatërruar një depo municionesh pranë qytetit të Ukrainës, Uman.
Moska pretendon se kjo magazinë përmbante raketa HIMARS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe obustë M777. Sky News nuk arriti ta verifikonte këtë informacion.
Në konferencën e saj ditore, ministria ruse e mbrojtjes tha se ka shkatërruar më shumë se 300 raketa në sulm.
Kievi e sheh ardhjen e HIMARS-it të avancuar me rreze të gjatë nga ShBA si një ndryshim të mundshëm të lojës, ndërsa Moska ka akuzuar Perëndimin për “zvarritjen” e konfliktit duke armatosur Ukrainën./UBTNews/