UBT News

Rusia pretendon se më shumë se 1 mijë ushtarë ukrainas janë dorëzuar në Mariupol

Rusia pretendon se 1 mijë e 26 ushtarë ukrainas kanë dorëzuar armët në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Porti jugor është sulmuar prej javësh dhe raportohet se është pranë rënies në duart e Rusisë.

Grupi, nga brigada e 36-të detare, thuhet se është dorëzuar pranë punishteve të hekurit dhe çelikut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk, ka thënë se nuk ka informacion mbi këto, raporton BBC.

Gjatë javës, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit e etiketoi si “të rremë” një postim në Facebook që i atribuohej të njëjtës brigadë që pretendonte se trupave po u mbaronin municionet dhe nuk kishin mbështetje./UBTNews/

Përktheu dhe përshtati Edlira Paçarizi, studente e vitit të dytë në Shkenca Politike

Exit mobile version