UBT News

Rusia pretendon se Mariupol është gati të dërgojë sërish grurë

Ministri rus i mbrojtjes ka thënë se portet ukrainase të Berdyansk dhe Mariupol, të kapura nga forcat ruse, janë çminuar dhe janë gati për të rifilluar dërgesat e grurit.

“Çminimi i portit të Mariupolit ka përfunduar. Ai po funksionon normalisht dhe ka pranuar anijet e para të mallrave”, tha Sergei Shoigu në një prononcim për media.

Në komentet e bëra mëngjesin e sotëm, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e akuzoi Rusinë për transportimin e grurit të vjedhur nga Ukraina në shtetet tjera.

Ukraina është një nga eksportueset më të mëdha në botë të grurit dhe vendet perëndimore e akuzojnë Rusinë për krijimin e rrezikut të urisë globale duke mbyllur portet e Ukrainës në Detin e Zi./UBTNews/

Exit mobile version