UBT News

Rusia pretendon se kontrollon 97% të Luhanskut

A Ukrainian soldier poses next to a destroyed Russian tank in Malaya Rohan village, amid Russia's attack on Ukraine, near Kharkiv, Ukraine, May 5, 2022. REUTERS/Ricardo Moraes

Forcat ruse tani kontrollojnë pothuajse të gjithë rajonin lindor të Ukrainës, kështu të paktën sipas ministrit rus të mbrojtjes.

97% e rajonit të Luhanskut është “çliruar”, tha Sergei Shoigu në një takim të ministrisë së mbrojtjes, të transmetuar në televizionin shtetëror.

Shoigu pretendon se zonat e banuara të Severodonetsk janë në duart e Moskës dhe po bëhen përpjekje të mëtejshme për të fituar zona industriale.

Këto informacione ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga mediat./UBTNews/

Exit mobile version