Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se shkatërroi një depo armësh të siguruara nga vendet e NATO-s në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv, të martën.
“Raketat Kalibr me rreze të gjatë veprimi me precizion të lartë pranë Zolochev, rajoni Lvov, kanë shkatërruar një depo municionesh për armët e huaja të transferuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s, duke përfshirë obusët M777 155 mm”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Zyrtarët ukrainas thanë të martën se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar disa raketa ruse mbi Lviv dhe Ternopil, por pranuan se disa prej sulmeve ruse ishin të suksesshme./UBTNews/