Dy dronë të cilët ishin drejtuar drejt magazinës së një njësie ushtarake lokale u rrëzuan jashtë Moskës, tha guvernatori rajonal Andrei Vorobyov.
Sipas mediave ruse, rrënojat e një droni të tretë u gjetën rreth 12 milje larg vendit të rrëzimit. Nuk raportohet për dëme apo viktima.
Kjo mund të jetë përpjekja e fundit e Ukrainës për të goditur objektivat brenda Rusisë – megjithëse Kievi rrallë herë ka konfirmuar sulme në tokën ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se ishte një “përpjekje e pasuksesshme për një sulm terrorist” nga Kievi.
Drone të tjerë kanë fluturuar thellë në Rusi disa herë, me automjete që vazhdimisht i afrohen Moskës./UBTNews/