UBT News

Rusia pretendon se ka rrëzuar tre avionë ukrainas dhe një helikopter brenda një dite

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka rrëzuar tre avionë ukrainas dhe një helikopter gjatë një dite të rëndë luftimesh të djeshme.

Pretendimet u bënë gjatë një përditësimi të shpërndarë në Telegram.

Rusia ka pretenduar se ka rrëzuar tre avionë sulmues ukrainas Su-25 dhe një helikopter Mi-8. Në deklaratë është përmendur se janë zmbrapsur 10 sulme ukrainase në Donetsk.

14 dronë ukrainas u rrëzuan përgjatë vijave të frontit, dhe poashtu pesë raketa HIMARS janë kapur nga forcat ruse.

Këto informacione nuk janë verifikuar nga mediat./UBTNews/

Exit mobile version