UBT News

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një tjetër qyteti në Ukrainë

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Toretsk në Ukrainën lindore, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas mediave të huaja, një luftë e madhe për qytetin filloi në qershor të vitit të kaluar, me luftime të ashpra për kontrollin e tij që atëherë.

Nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur raporti i fushëbetejës.

Rusia e quan qytetin me emrin Dzerzhynsk të epokës sovjetike dhe thotë se rajoni lindor i Ukrainës Donetsk tani është pjesë e Rusisë, një pohim që Kievi e kundërshton.

Forcat ruse gjithashtu vazhdojnë të shtyjnë drejt Pokrovsk, një qendër kryesore logjistike afërsisht 50 kilometër në jugperëndim të Toretsk dhe drejt Chasiv Yar në veri.

Teksa Moska po vijon sulmet në Ukrainë, Kievi nga ana tjetër vijon ofensivën në rajonin Kursk brenda Rusisë, ku ditën e sotme pretenduan se kishin avancuar me 3 kilometër më në thellësi.

Teksa ende nuk ka një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve, kujtojmë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, arritjen e armëpushimit mes dy vendeve e kishte një nga ‘armët’ më të forta gjatë fushatës elektorale.

Exit mobile version