Rusia pretendon se ka shkatërruar luftanijen e fundit të madhe të forcave detare të Ukrainës, për të cilën tha se ishte e vendosur në portin jugor të Odesës.
“Më 29 maj, një goditje me precizion të lartë nga forcat ajrore ruse në një vend të ankorimit të anijes në portin e Odesas shkatërroi anijen e fundit luftarake të marinës ukrainase, Yuri Olefirenko”, njoftoi ushtria ruse në konferencën e saj të përditshme.
Yuri Olefirenko është një anije me madhësi mesatare për trupa dhe automjete. Fillimisht me emrin Kirovograd, anija u riemërua në vitin 2016 për nder të një marine ukrainas të vrarë pranë Mariupolit në vitin 2015./UBTNews/