UBT News

Rusia po shpopullon pjesë të Ukrainës lindore, duke larguar me forcë mijëra përtej kufirit

BORODIANKA, UKRAINE - MAY 26: War torn buildings blight the skyline on May 26, 2022 in Borodianka Ukraine. As Russia concentrates its attack on the east and south of the country, residents of the Kyiv region are returning to assess the war's toll on their communities. The towns around the capital were heavily damaged following weeks of brutal war as Russia made its failed bid to take Kyiv. (Photo by Christopher Furlong/Getty Images)

Qindra mijëra ukrainas i janë nënshtruar një procesi special përmes disa “kampeve filtruese” ruse në Ukrainën Lindore dhe janë dërguar në Rusi si pjesë e një programi të sistemuar të largimit të detyruar, sipas katër burimeve – të afërt me inteligjencën më të fundit perëndimore.

Pasi u ndaluan në kampet e e drejtuara nga zyrtarët e inteligjencës ruse, shumë ukrainas më pas zhvendosen me forcë në zona të prekura nga depresioni ekonomik në Rusi, në disa raste mijëra milje larg shtëpive të tyre dhe shpesh lihen pa mjete kthimi, thanë burimet.

Megjithëse disa ukrainas kanë hyrë vullnetarisht në kampet e filtrimit për t’u përpjekur t’i shpëtojnë luftimeve duke hyrë në Rusi, shumë prej tyre janë kapur kundër vullnetit të tyre. Pasi kaluan mesatarisht rreth tre javë në kampe – ku burimet dhe dëshmitarët okularë thonë se mbahen në kushte çnjerëzore, merren në pyetje dhe ndonjëherë torturohen – disa dërgohen përtej kufirit në Rusi dhe u jepet dokumentacioni shtetëror./CNN/UBTNews/

Exit mobile version