Një këshilltar i administratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të dielën se Rusia “po përpiqet të shpopullojë lindjen e Ukrainës”, mes luftimeve të ashpra atje.
“Unë mendoj se mesazhi që ata po dërgojnë është shumë i qartë”, deklaroi Tymofiy Mylovanov për CNN. “Nëse dorëzoheni, si Krimea në vitin 2014, asgjë nuk do të ndodhë me ju. Nëse rezistoni, si Donbasi, si lindja e Ukrainës, do të shkatërroheni. Nuk ka rëndësi nëse jeni ushtarakë apo civilë. Kështu që mesazhi që Rusia po dërgon është, ‘dorëzohuni ose fshihuni’”, deklaroi ai tutje.
Mylovanov tha se presidenti amerikan, Joe Biden duhet të shkojë në Kiev pasi kjo do të ndihmonte në demoralizimin e trupave ruse dhe izolimin e mëtejshëm të Moskës.
Rusia ka zbuluar se qëllimi i pushtimit të saj është të marrë “kontrollin e plotë” të Ukrainës jugore, si dhe të rajonit lindor të Donbasit dhe të krijojë një korridor tokësor që lidh Rusinë me Krimenë, gadishullin që ajo aneksoi në vitin 2014./UBTNews/