Komanda Operacionale e vendit Jugu njoftoi se Rusia po përgatit një sulm të ri raketor në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Zëdhënësja Natalya Humenyuk njoftoi rreth lëvizjes së flotës ruse reth Detit të Zi, ku shumica e anijeve janë kthyer në baza. Humenyuk tha se kjo sugjeron një sulm të ri raketor.
“Ata tregojnë muskujt e tyre për një kohë në det, demonstrojnë praninë dhe kontrollin e tyre mbi situatën dhe më pas lundrojnë drejt bazave, ku zakonisht përgatiten për manovra për një sulm masiv me raketa”, tha zëdhënësja e ushtrisë ukrainase.
Sipas saj, dhjetë anije ruse janë në det./UBTNews/