Rusia po e përdor grurin si municion, tha ministri i Bujqësisë i Polonisë, Robert Telus, duke komentuar pezullimin e marrëveshjes njëvjeçare të ndërmjetësuar nga OKB-ja, që ia mundësoi Ukrainës të eksportonte grurë përmes Detit të Zi.
Telus i kërkoi BE-së të ndihmojë në përmirësimin e logjistikës së grurit pasi edhe më shumë drithëra ukrainas do të fillojnë të rrjedhin nëpër kufij pas korrjes./UBTNews/