Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu thotë se Moska ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës në përgjigje të sulmeve me dronë në territorin e vendit të tij, duke përfshirë ato në Moskë të dielën.
“Intensiteti i sulmeve ndaj objekteve ushtarake ukrainase, përfshirë ato që mbështesin këto sulme terroriste, është rritur disa herë”, tha ai të hënën.
Shoigu tha se ishin marrë “masa shtesë” për të mbrojtur objektivat e vendit.
Ministri rus i mbrojtjes gjithashtu pretendoi se tentativat për sulme me dron nga Kievi u kryen për të shmangur atë që ai tha se ishte mungesë e suksesit të Ukrainës në fushën e betejës./UBTNews/