UBT News

Rusia planifikon të mbajë referendum në Kherson

Një zyrtar i vendosur nga Rusia në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, ka sinjalizuar se Moska mund të përpiqet të organizojë një referendum për t’u aneksuar nga Rusi.

“Me shumë mundësi do të ketë një referendum”, tha Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës së vendosur nga Kremlini.

Ai nuk dha datë për ndonjë votim të mundshëm. Duket e pamundur që një votim i besueshëm të mund të mbahet në një rajon që gjendet në luftë, ku forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë.

Kryeqyteti rajonal Kherson ishte qyteti i parë i madh ukrainas që ra gjatë pushtimit – dhe Moska madje është përpjekur të sjellë rublën ruse në qarkullim atje.

Zyrtarët rusë kanë folur tashmë në favor të mbajtjes së referendumeve në zonat e pushtuara të Ukrainës, por ka pak mundësi që ndonjë votim të shihet ndërkombëtarisht si i lirë apo i drejtë. Një referendum në vitin 2014, ku Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, u dënua nga vendet perëndimore si i paligjshëm dhe mashtruese./UBTNews/

Exit mobile version