UBT News

“Rusia planifikon ta marrë Kievin”

Rusia planifikon të marrë të gjithë Ukrainën, me kryeqytetin e Kievit që është objektivi i saj kryesor, sipas kryebashkiakut të qytetit, Vitali Klitschko.

Rusia nuk po kryen një “operacion special” por një “gjenocid” në Ukrainë, tha Klitschko gjatë një paneli diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të enjten. Ai paralajmëroi se Ukraina nuk po mbron vetëm sovranitetin e saj, por atë të të gjitha kombeve me mentalitet të njëjtë.

“Ne mbrojmë jo vetëm familjet tona, ne ju mbrojmë të gjithëve”, tha Klitschko.“Ne ju mbrojmë sepse kemi të njëjtat vlera”.

Lufta përbën rrezik për Evropën dhe mbarë botën, tha Klitschko./UBTNews/

Exit mobile version